Hollivud, 20 shtator, NOA – Ajo i ngjan tmerrësisht aktores Angeline Jolie, aq sa ka nisur të dhurojë foto nëpër revista në vend të saj, pasi të gjithë kujtojnë se është ajo, falë ngjashmërisë së tmerrshme fizike që ka me të.
Bëhet fjalë për 33-vjeçaren Nadya Suleman, e cila kohët e fundit u bë shumë e popullarizuar në Britani pasi pas një ndërhyrje estetike, u bë të duket krejt si Angelina Jolie.
Ajo renditet në këtë mënyrë ndër 10 operacionet më fantastike të kurirgjisë që të shndërrojnë komplet në person tjetër.
Në këtë listë renditet edhe 49-vjeçarja Nileen Namita e cila ka pësuar 51 operacione plastike që të duket si Nefertiti, mbretëresha egjiptiane, gruaja e faraonit Akhenaton, me një shumë totale prej 360 mijë dollarë.
n.e/NOA