English

Topalli: Parlamentarizmi shqiptar, tani në shërbim të popullit

Tiranë, 20 shtator, NOA – “Vizita juaj sot zhvillohet në një kohë historike për vendin tonë, pasi keni ardhur në një vend anëtar të NATO-s dhe përkon me një periudhë të madhe për shqiptarët, ku pas shekujsh, ata do lëvizin pa viza në Evropë”.

Me këto fjalë i është drejtuar Baroneshës Hayman, kryetarja e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pak para se ajo të merrte fjalën para deputetëve shqiptarë, në një fjalim përshëndetës.

Sipas Topallit, Anglia është një vend frymëzimi për parlamentarizmin shqiptar, pasi ka më shumë se 1000 vjet me një të tillë, ndërsa vendi ynë vetëm 20 vjet ka në rrugën e tij.

“Në këtë sallë dikur merreshin vendime kundër popullit tonë, ndërsa tani ato janë në ndihmë të tij”, tha ndër të tjera Topalli.

Topalli i është drejtuar baroneshës Hayman duke i thënë se gjendet në vendin që inspiroi Lord Bajronin shekuj më parë me traditat e tij ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE