Tiranë, 20 shtator, NOA – Godina e parlamentit të ri, projekt ky që u promovua nga kryeministri Berisha në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë, ka mundësi që të bëhet tek Piramida.
Një ide të tillë e ka bërë publike kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetarja e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Helene Hayman, e cila gjendet për një vizitë 3-ditore në Tiranë.
Sipas Topallit, projekti në fakt është ende në fazën e diskutimit të idesë së tij dhe ende nuk ka gjë konkrete, por gjithsesi, po merren në shqyrtim piketat se ku mund të jetë vendi për ndërtimin e parlamentit të ri dhe duket se gjasat më të shumta janë për godinën e Piramidës.
Sipas kryeparlamentares, këtë ide e kanë propozuar para saj disa deputetë dhe se ajo po shqyrtohet me interes nga ana e saj.
n.e/NOA