English

UÇK, mijëra nga Kosova zbarkojnë sot në Tiranë: Të zbardhet vrasja e ish-ministrit Krasniqi

Në Tiranë, të martën mijëra qytetarë nga Kosova nderojnë sot ish-ministrin Ahmet Krasniqin, hero i Kosovës. Iniciativë e shoqatës së Veteranëve të Luftës së ish Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës të UÇK-së. Do të bëhet edhe një kërkesë drejtuar institucioneve të Shqipërisë për ndriçimin e kësaj vrasje makabre. Kërkesa do të drejtohet konkretisht në Prokurorinë e Shtetit në Tiranë

Tiranë, 21 Shtator 2010 NOA - Familjarët, miqtë, deputetët e Parlamentit të Kosovës, oficerët dhe bashkëluftëtarët e organizuar nga SHVL-FARK-UÇK, përkujtojnë sot ish-ministrin e Mbrojtjes se Republikës së Kosovës, njëherë edhe Hero i Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqin në 12-të vjetorin e vrasjes se tij në Tiranë.

Përkujtimi do të bëhet në Tiranë në varrezat ku prehet trupi i Kolonel Ahmet Krasniqit, si dhe në vendin e vrasjes.

Ku dhe do të behet edhe një kërkese drejtuar institucioneve të Shqipërisë për ndriçimin e kësaj vrasje makabre. Kërkesa do të drejtohet konkretisht në prokurorinë e shtetit në Tiranë.

Së fundi, ish ushtarakët e Brigadës “Mërgimi” e kanë “riorganizuar” FARK-un, dhe kanë themeluar Shoqatën e Veteranëve të Luftës të cilët kanë qenë pjesëtarë të FARK-ut, në të cilën ushtri sipas të dhënave bëjnë pjesë më se 3000 ish-ushtarë, që në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës 1998-1999.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Pjesëtarëve të FARK-ut deklaroi se ajo respekton institucionet dhe i mbështet ato, dhe se për komandant nderi do të vazhdojë të respektohet ish presidenti i ndjerë i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, të cilin bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës në vitet 1998-1999 FARK-u e njihte për komandant suprem.

Aktualisht ish udhëheqësit kryesor të FARK/UÇK posedojnë tërë dokumentacionin zyrtar të FARK-ut të viteve ’90-ta deri më 1999, i cili vazhdon të ruhet në sekret të plotë.

g.t/e.r/NOA

KOMENTE