Bruksel, 20 shtator, NOA – Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka thënë sot se komisioni Evropian mendon se Shqipëria i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.
Komisionerja Malmstrom duke nënvizuar edhe pavendosmërinë e disa vendeve lidhur me plotësimin e kritereve nga Shqipëria, për këtë proces, theksoi se vendimin e ka në dorë Këshilli i Evropës dhe parlamenti Evropian.
Kryeministri Sali Berisha dhe autoritete të larta në vend janë shprehur se vendimi për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së do të merret brenda këtij viti.
mit/NOA