English

Zgjedhjet në Suedi, e djathta qeverisëse humb shumicën

Stokholm, 20 shtator, NOA – Partitë e qendrës së djathtë, të cilat aktualisht qeverisin në Suedi kanë mundur të fitojnë zgjedhjet e djeshme parlamentare në vend, por rezultati i tyre ka qenë mjaft i dobët, aq sa për të mos siguruar dot shumicën për qeverisjen e ardhshme.

Ky ka qenë përfundimi i zgjedhjeve të djeshme në Suedi, ku aleanca 4-partiake e kryeministrit Frederik Reinfeld, arriti të fitojë 172 vende në parlamentin me 349 deputetë, por asaj i mundojnë disa vende deputetësh për ta pasur shumicën.

Ndërkaq, mësohet se për të parën herë në Suedi, një parti e ekstremit të djathtë do të jetë e përfaqësuar në parlament, konkretisht partia Demokratët Suedezë, e cila mori 20 vende në parlament.

Nga ana e tij, kryeministri Reinfeldt tha se është përgatitur për të qeverisur edhe me një qeveri pakicë, por së pari do të bisedojë me ekologjistët që edhe ata të futen në koalicion. n.e/NOA

KOMENTE