English

529 ushtarë të vrarë sivjet në Afganistan, viti më i përgjakshëm

Kabul, 21 shtator, NOA – Nëntë trupa ushtarake të huaja kanë vdekur dje në Afganistan kur një helikopter u rrëzua në jug të tij, është lajmi i fundit tragjik i raportuar nga ana e misionit ISAF të NATO-s, duke pohuar se ky incidenti e bën vitin 2010 më të përgjakshmin për koalicionin e aleatëve në nëntë vitet e luftës.

Sipas të dhënave, këtë vit janë vrarë të paktën 529 ushtarë të huaj, ndërsa vitin e kaluar ata numëroheshin të ishin 521 të tillë.

Dhuna mësohet se shënoi nivele rekord në muajt e fundit që nga koha kur regjimi taliban u rrëzua nga trupat e udhëhequr nga SHBA, saktësisht viti 2001.

Konkretisht, janë të paktën 150 mijë trupa të huaj në vend të angazhuar në luftën kundër rebelimit taliban në mbështetje të rreth 300.000 anëtarëve të forcave të sigurisë afgane.

Ndërsa presidenti Barak Obama ka vendosur për të dërguar 30.000 ushtarë të tjerë, në fund të këtij muaji, në frontin afgan të luftës.

n.e/NOA

KOMENTE