English

Basha me parlamentarët gjermanë, vlerëson ndihmën e Gjermanisë në proceset integruese

Tiranë, 21 shtator, NOA – Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe forcimi i kapaciteteve të administratës publike në procesin e decentralizimit të pushtetit vendor, ishin në qendër të takimit të ministrit të Brendshëm Lulzim Basha me delegacionin e parlamentit gjerman, ku merrnin pjesë deputetët Roderich Kiesewetter, Florian Hahn dhe Michael Brand të shoqëruar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper.

Ministri basha duke falenderuar për ndihmën e madhe të dhënë nga qeveria dhe populli gjerman përgjatë gjithë rrugës së ndjekur nga Shqipëria për integrimin në strukturat euro-atlantike, informoi delegacionin parlamentar gjerman për reformat dhe arritjet më të rëndësishme të vendit për forcimin e shtetit ligjor dhe implementimin e standarteve europiane në të gjitha fushat.

Zoti Basha theksoi se pikërisht falë këtyre reformave e arritjeve konkrete, Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, dhe pret statusin e vendit kandidat si dhe do të përfitojë së shpejti liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha garantoi deputetët gjermanë se qeveria shqiptare ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe një fushatë të gjerë informimi mbi përfitimet dhe detyrimet e lëvizjes së lirë në hapësirën Schengen.

mit/NOA
KOMENTE