English

Byron Morena arrestohet në Nju Jork: Kishte 6 kg heroinë

Nju Jork, 22 Shtator, N0A - Ish arbitri ekuadorian Byron Moreno, i cili ishte vendimtar për eliminimin e Italisë gjatë Kupës së Botës në Kore në vitin 2002, u arrestua në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork duke u përpjekur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të paktën me gjashtë kg heroinë të fshehura në pantallonat e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga DEA, agjencia më e rëndësishme e anti-drogës amerikane.

Sipas këtij burimi doganierët amerikanë kanë zbuluar se Moreno, i cili aktualisht punonte si komentator sporti në radio dhe në një televizion në vendin e tij, e kishte fshehur drogën në të brendshmet e tij.

a.e./NOA

KOMENTE