Nju Jork, 21 shtator, NOA - Gjatë punimeve të samitit “Objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit” që po zhvillohet në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri Berisha është takuar edhe me Presidentët e Taxhikistanit, Emomali Rahmon dhe të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedow.
Kryeministri Berisha i kërkoi Presidentit të Taxhikistanit diskutoi për marrëdhëniet mes dy vendeve tona si dhe shqyrtimin e dosjes së Kosovës, si një angazhim ky për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Gjithashtu shefi i ekzekutivit shqiptar, zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Turkemenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedow.
Presidenti Gurbanguly Berdimuhamedoë i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe e siguroi se vendi i tij do të shqyrtojë dosjen e Kosovës në kohën e duhur.
Gjatë këtij samiti, Kryeministri Berisha u takua edhe me kryeministrin e Mauritanias, Moulaye Ould Mohamed Laghdaf.
mit/NOA