Pekin, 21 shtator, NOA – Nëna e një fëmije vetëm pesë muajshe në Pekin thotë se vajza e saj e vogël është në gjendje që të kryejë veprime matematikore.
Sipas saj, vogëlushja është në gjendje që të mbledhë, heqë, madje edhe pjesëtojë. Dhe kanë qenë testet të cilat e kanë konfirmuar këtë fakt, ndërsa foshnja iu nënshtrua disa analizave të përgatitura nga Instituti i Psikologjisë dhe Akademia e Shkencave Kineze.
Drejtuesit e këtyre dy institucioneve pohuan se ajo ka tejkaluar bazat që përfshijnë konceptin e numrit.
Ata e kanë vlerësuar vajzën e vogël me kapacitete të jashtëzakonshme, duke shtuar se e pret kështu një e ardhme plot sukses.
n.e/NOA