English

Emiri i Katarit i konfirmon Berishës vizitën në Shqipëri

Nju Jork, 21 shtator, NOA - Në kuadrin e samitit "Objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit” ku po merr pjesë, kryeministri Berisha u takua me Emirin e Katarit Lartësinë e Tij, Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani.

Burime nga delegacioni që shoqëron kryeministrin në vizitën e tij në Nju Jork, bënë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, se gjatë këtij takimi u diskutua për vizitën e ardhshme të Emirit Al-Thani në Shqipëri dhe për bashkëpunimin e dypalësh.

Nga ana e tij, Emiri Al-Thani e siguroi kryeministrin Berisha se shumë shpejt ai do të vizitojë Shqipërinë.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan angazhimin për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

n.e/NOA

KOMENTE