English

Festivali i filmit “PriFilmFest”, për 1 javë në Prishtinë

Prishtinë, 21 shtator, NOA - Për tetë ditë, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina do të mbajë aromë filmi, pasi gjatë datave 22-29 shtator, aty do të mbahet festivali i filmit “PriFilmFest”.

Ky eveniment do të hapet solemnisht nga një krijues i madh i filmit: Eva Orner, producente australiane, fituese e cmimit Oscar dhe Emmy, e cila do të jetë edhe presidente e Jurisë Ndërkombëtare të Festivalit.

Por hapja e festivalit nuk përfundon me kaq, pasi nga ora 21:00 do të shfaqet projeksioni i parë në Programin Konkurrues, filmi “Gomarët e Kufirit”, i regjisorit Jeton Ahmetaj. Shfaqja e këtij filmi do të shënojë edhe premierën botërore të tij.

Netët e tjera të festivalit do të vazhdojnë me po aq glamur me natën e dytë, hapjen solemne të retrospektivës italiane - filmat e regjisorit të njohur Gianni Amelio, hapja e In memoriam për aktorin e ndjerë Bekim Fehmiu, në natën e tretë nga ministri Haziri, hapja e programit të metrazhit të mesëm me premierën botërore të filmit kosovar "Si qeni n'rrush", po ashtu me defilim të mysafirëve të shumtë në tepihun e kuq.

Një informacion tjetër shumë i rëndësishëm që lidhet me edicionin e dytë është fillimi i “PriFilmForumit” në kuadër të “PriFilmFest” ku do shtjellohen informacionet bazë lidhur me koproduksionin nga kompani shumë prestigjioze evropiane që merren me koproduksion.

Këtu janë të ftuar pjesëmarrës nga Maqedonia, Shqiperia, Mali i zi, Serbia dhe Kosova.

n.e/NOA

KOMENTE