English

Koreja komuniste, diktatori ia kalon pushtetin djalit më të vogël

Phenian, 21 shtator, NOA – Drejtimi i partisë dhe shtetit në Korenë e Veriut, të cilat në fakt janë të unifikuara, duket se do të kalojnë në duart e djalit më të ri të, liderit komunist aktual, Kim Xhong II.

Kjo pasi ai ka pësuar një atak në zemër dhe ana shëndetësore nuk e lejon më të drejtojë vendin e tij në mënyrë normale.

Mediat e huaja e bëjnë me dijeni lajmin, duke shtuar se partia që drejton gjithë pushtetin në Korenë e Veriut do të zgjedhë udhëheqjen e saj më të lartë në 28 shtator.

Lidhur me këtë, Partia Komuniste e Koresë së Veriut thotë se do të zhvillojë një konferencë të madhe javën që vjen për të zgjedhur një udhëheqje të re.

Konferenca e fundit e delegatëve u zhvillua në vitin 1966 dhe nuk ka patur kongres të plotë të partisë në Korenë e Veriut që nga viti 1980.

n.e/NOA

KOMENTE