English

Kryeministri flet për Reuters: Rritja ekonomike, 2-fishi i parashikimit të FMN

Nju Jork, 21 shtator, NOA – Në një intervistë ekskluzive për “Reuters”, gjatë qëndrimit të tij në nju Jork, në kuadrin e mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Sali Berisha tha se pret që këtë vit rritja ekonomike të jetë 4-5 %, pothuajse dy herë më shumë se niveli i parashikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Duke vënë në dukje më pas se të ardhurat buxhetore do synohet të jenë 99.6 për qind e planifikimit, Berisha parashikoi më tej një defiçit buxhetor prej 3.2 për qind për 2010-ën.

"Duket se situata po shërohet, megjithëse plagët nga kriza e borxhit greke, e cila tronditi tregjet financiare në gjysmën e parë të këtij viti, ende nuk janë shëruar”, shtoi më tej ai për “Reuters”.

Sipas tij, kjo ishte një kohë shumë e vështirë që kaluam vitin e kaluar, megjithatë ishim ne mesin e shumë pak vendeve që morën një kredi.

Përsa i përket borxhit publik, ai shtoi se "niveli i tij do të jetë 1 për qind më e ulët se sa kemi menduar dhe kjo do ta vinte këtë tregues në raport me GDP-në rreth 58 për qind”.

n.e/NOA

KOMENTE