English

Kryeministri: Shqipëria, e hapur ndaj energjisë bërthamore

Nju Jork, 21 shtator, NOA Update – “Megjithëse nuk jemi lider në eksporte, jemi një ekonomi e hapur. Monedha jonë është e qëndrueshme, dhënia e kredisë po rritet, rritja ekonomike do te jetë më e shpejtë duke arritur në 5% ndërsa deficiti buxhetor do te bjerë në 3 apo 3.2%. Gjatë dy viteve të fundit kemi nënshkruar kontrata në fusha të ndryshme me vlerë 6 miliard euro”.

Me këto fjalë e ka përshkruar kryeministri Berisha ekonominë shqiptare para kompanive financiare dhe investuese të “Wall Street” në Nju Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

Duke shtuar ndër të tjera se “për sa i përket potencialeve që Shqipëria ofron në fushën e energjisë, mund të them se është një vend i bekuar plot me ujëra. Lumenj të vegjël që burojnë nga malet janë shumë të favorshme për prodhimin e energjisë elektrike”.

Sipas Berishës, Shqipëria është një vend i energjisë së gjelbër. Shqipëria ka kapacitete prodhimi energjie prej 20 miliardë kilovatë orë. Falë një ligji shumë të favorshëm ne ia dolëm që të hapim një garë shumë të mirë për ndërtimin e hidrocentraleve dhe kështu në dy vite qeveria shqiptare nënshkroi 220 kontrata për të ndërtuar 220 hidrocentrale. Një prej tyre do te jetë më i madhi në Evropë sepse do të ndërtohet nga kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze Statgraft, por gjithashtu ka nga e gjithë bota. Puna ka filluar për ndërtimin e 36 prej tyre.

Duke përfunduar se “ne mbetemi të hapur ndaj burimeve te tjera të energjisë përfshirë dhe energjinë bërthamore”.

“Unë besoj që kjo është burimi më konstant dhe më i pasur i energjisë, për këtë arsye vendi im i nuk duhet të privohet, por duhet të përfitojë nga ky burim energjie”, përfundoi ai...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE