English

Lady Gaga mbron homoseksualët: Mos i gjykoni ushtarët gay!

Uashington, 21 shtator, NOA – “Nxitoni me hartimin e ligjit mbi ushtarët homoseksualë”. Kjo ka qenë thirrja e drejtuar së fundmi nga Lady Gaga, ylli i njohur i popit, duke dalë në mbrojtje të kategorisë së homoseksualëve dhe lesbikeve.

Sipas saj, duhet të dalë sa më parë ligji “Mos pyet, mos trego”, i cili nuk i paragjykon ushtarët me prirje homoseksuale.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Angelina Germanotta, ka treguar kështu se është në favor të të drejtave të homoseksualëve dhe ka marrë pjesë në demonstrata të organizuara për kërkimin e të drejtave të homoseksualëve ushtarakë amerikanë, të cilët deri tani kanë qenë të detyruar për të fshehur orientimin e tyre seksual.

n.e/NOA

KOMENTE