English

Mbërrin në RTSH, “Maratona e këngës së muzikës së lehtë shqiptare”

Tiranë, 21 Shtator 2010 NOA - Starton në Radio Tirana Ditën e shtunë, më 25 shtator 2010, “Maratona e Këngës”. Si nismë e sektorit të krijimtarisë muzikore në Radio Tirana, ky event i muzikës së lehtë shqiptare, në edicionin e tij të tretë vjen si një garë me krijimet më të reja muzikore, si dhe për të risjellë në kohë, këngët e interpretuara në Anketën Muzikore që prej vitit 1965.

Ky konkurrim 9 mujor për çdo javë do të ketë një klasifikim prej 10 këngësh përcaktuar nga votimi i publikut.

Programi i përjavshëm “Maratona e këngës së muzikës së lehtë shqiptare”, fton publikun çdo të shtunë prej orës 11:00 - 12:00 dhe çdo të diel në orën 15:30 - 16:30 për të ndjekur prodhimet më të reja muzikore në zhanrin ‘muzikë e lehtë’.

e.r/NOA

KOMENTE