English

Ndotja e ajrit, 30 qytete evropiane mbi normativën

Romë, 21 shtator, NOA - Ndotja, shiu acid, ozoni në sasi të mëdha dhe pluhurat shpesh mbi mesataren, janë cilësi që karakterizojnë ajrin në mëse 30 qytete të rëndësishme evropiane, ku 17 prej tyre gjenden vetëm në Itali.

Sipas të dhënave të mbledhura nga baza e të dhënave të Agjencisë Europiane për Mjedisin, tregohet se qyteti më i ndotur Plovdiv, i ndjekur nga Torino, Brescia, Milano dhe Sofje, ndërsa ka qytete të ndotur edhe në pjesën veriore të Evropës si Talin në Estoni; Stokholmi, Malmo e Lundit në Suedi.

Të dhënat janë bazuar në analizën e zhvilluar mes viteve 2004-2008 mbi tre parametrat (PM10, ozon dhe dioksidi i azotit), ku Italia ka zënë vendin e parë për disponimin e tyre në ajër , suke u ndjekur nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Estonia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Irlanda dhe Portugalia.

Globalisht, 2008 ishte viti më të mirë në aspektin e cilësisë së ajrit që nga viti 2004, ndërsa viti 2006 ishte më i keqi kudo.

n.e/NOA

KOMENTE