Uashington, 21 shtator, NOA – Ndërsa deri më sot, asnjë president amerikan në detyrë nuk e ka vizituar qytetin japonez të Hiroshimës, pesë nobelistë i kanë bërë një ftesë presidentit Barak Obama për ta vizituar atë.
Ata i kanë kërkuar pikërisht që ai të marrë pjesë bashkë me ta në një takim të fituesve të çmimit Nobel të Paqes në qytetin e bombarduar nga forcat aleate pas Luftës së Dytë Botërore.
Letra është nënshkruar nga ish-presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov; Leh Valesa i Polonisë; Frederik de Klerk i Afrikës së Jugu; Oskar Arias Sançez i Kosta Rikës dhe Hoze Ramos-Horta, presidenti i tanishëm i Timorit Lindor.
Ndërkaq, deri tani, presidenti Obama nuk ka njoftuar ndonjë plan për të marrë pjesë në takimin e nëntorit, i cili zhvillohet çdo vit.
n.e/NOA