Londër, 21 shtator, NOA – Kur Leonard Blavatnik, milioneri ruso-amerikan me një pasuri personale rreth 7 miliard dollarësh, u shfaq pa kravatë në Universitetin e Oksfordit, rektori Kris Paten, e pa me dyshim.
Por zoti i naftës i propozoi: “Më lejoni t'ju jap njëqind milionë dollarë për t'i bërë këto mure një shkollë që përgatit udhëheqësit globalë të vendeve të avancuara për sfidat e shekullit XXI, 75 milionë menjëherë dhe të tjerat nga 15 milionë dollarë në vit. A ju pëlqen ideja?".
Menjëherë fytyra e rektori ndryshoi. Kursi ka për qëllim të pranojë 120 fëmijë çdo vit dhe do të nisë në 2012-ën.
Ish-studenti Bill Clinton ndjen nevojën për të komunikuar kënaqësinë e tij duke pohuar se "cilësia dhe pasuria e njohurive të Oksfordit janë një garanci për të gjithë botën".
E hapur para 900 vitesh, kjo shkollë të përgatit për të organizuar të ardhmen dhe ka qenë në gjendje t’u japë diplomën 26 ministrave dhe kryeministrave britanikë, 9 mbretërve, 47 përfituesve të çmimeve Nobel si edhe një numri të madh shkrimtarësh, senatorësh dhe aktorësh nga Japonia në Kanada, nga Holanda në Gana etj.
Kështu, miti i Oksfordit, i lindur në 1096, ka vendosur të sfidojë me këtë risi vetë Harvardin e madh.
n.e/NOA