English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 21 shtator, NOA - Dita nesër do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat malore, ndërsa me mot të kthjellët në pjesën tjetër të vendit. Në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave dhe për pasojë shirat lokale do të jenë prezent në zonën malore juglindore të vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te vendit perjashtim bejne zonat jugore ku vranesirat do te jene me te dendura te shoqeruara me shira te dobet e afat-shkurter. Mbremja dhe nata do te ri-kthje serish kthjellimet ne te gjithe territorin. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h. Drejtimi i eres do te jete Juglindor duke bere qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtare. Ndersa Europa Veriperendimore si edhe Ishujt britanike do te perfshihen nga vranesira dhe shira me intensitete mesatare. Problematike situata do te jete ne Italine Jugore ku shirat do te jene ne forme rrebeshi dhe here pas here do te kete edhe shkarkesa me rrufe ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe kalime vranesirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia jugore alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;

Hungaria rrezikon temperatura te ulta dhe mjegull te dendur;

Vendet Nordike do te mbeten me stuhi te forta ere.

n.e/NOA

KOMENTE