English

Parashikimi i motit për sot nga NOA-MeteoAlb, ulen sërish temperaturat

Tiranë, 21 shtator, NOA - Bregdeti dhe zona e ulët do të dominohen sot (e Martë), nga kthjellime, ndërkohë që në zonat malore do të ketë vranësira të herëpashershme.

Në orët e mesditës vranësirat do të jenë prezent në pjesën më të madhe të vendit, por më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore ku rrezikohen dhe shira të dobët e lokalë.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te jete nen ndikimin e kthjellimeve dhe vranesirave te lehta ne pjesen me te madhe te territorit te vendit perjashtim do te bejne zonat malore lindore te cilat do te mbeten me vranesira te dendura.

Nata do te largoje vranesirat nga i gjithe territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim juglindor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet 2 balle.

Europa

Europa verilindore dhe Ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem.

Problematike situata do te mbetet serish ne rajonin e Medheut dhe Ballkanin Verior ku shirat do te jene ne forme rrebeshi por ne keto zona nuk do te mungojne edhe stuhite e forta te eres.

Ndersa Europa Juglindore, Europa Qendrore si edhe nje pjese e Lindjes se kontinentit do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ballkani verior alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;

Gadishulli Skandinav rrezikon stuhi te forta ere dhe rrufe;

Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE