Tiranë, 21 shtator, NOA – Një 21 vjeçar është plagosur me thikë para disa minutash në kryeqytet.
Burime nga policia e kryeqytetit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes thanë për agjencinë NOA se plagosja e të riut ndodhi pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Policia konfirmoi se plagosja e 21 vjeçarit, i cili quhet Davio Rrotallari ndodhi pas një grindjeje të çastit për motive ende të panjohura.
Autori i ngjarjes pas plagosjes me thikë të 21 vjeçarit është larguar dhe ai ende është i paidentifikuar nga policia.
Por, mësohet se 21 vjeçari Davio Rrotallari pas plagëve të rënda të marra nga sulmi me thikë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ende po lufton me jetën.
Policia e kryeqytetit ka shpallur tashmë në kërkim autorin e ngjarjes. Vijon...
mit/NOA