English

Prokuroria vendos të hetojë Bankën e Vatikanit, reagimi: Jemi të befasuar

Vatikan, 21 Shtator 2010 NOA – Prokurorët në Romë kanë vendosur të kryejnë hetime në Bankën e Vatikanit dhe kanë nisur investigimin duke hetuar dy zyrtarë por një hap i tillë është konsideruar si befasues për autoritetet fetare kristiane.

Banka e Vatikanit, e njohur zyrtarisht si Instituti për Punë Religjioze, administron llogaritë e priftërinjve katolikë. Prokurorët po i hetojnë në Bankën e Vatikanit mbi dyshimet për pastrim parash.

Vatikani doli me një reagim sot kur tha se është i befasuar nga hetimet e kreut të bankës, Etore Goti Tedeski,

Radio Evropa e Lirë kujton faktin se Banka e Vatikanit u trondit nga një skandal në vitin 1982. Atëherë, guvernatori i saj, arqipeshkvi Paul Marcinkus, u akuzua se ishte i përzier në kolapsin e 3.5 miliardë dollarëve të Bankës Ambroziano, e cila asokohe ishte banka më e madhe private e Italisë.

KOMENTE