Angli, 21 shtator NOA/ Rid Bujku - “Babai-serial”, kjo ka qenë nofka që i kanë vënë mediat në Angli. Bëhet fjalë për Keith MacDonald, 25 vjeç, një i papunë, i cili në të gjithë kohën e tij të lirë argëtohet duke bërë fëmijë.
Djali i ri me sa duket ka 10 fëmijë nga 10 femra të ndryshme. Keith MacDonald po bën që i gjithë opinioni publik të ketë një diskutim të madh dhe kjo në lidhje me këtë çështje të tij.
Kështu mund të themi se “veprat” e tij janë duke i kushtuar shtrenjtë dhe shtetit pasi diçka e tillë i kushton rreth 1.6 milionë sterlina, një llogari kjo e kryer nga “Telegraph”. MacDonald, me origjinë nga Sunderland, është bërë baba që në moshën 15 vjeçare dhe duhet thënë se asnjëherë nuk ka menduar për m,mbajtjen e asnjë prej fëmijëve të tij.
Dy fëmijët e ardhshëm do të lindin nga e dashura e tij aktuale, Danielle Little dhe nga 19 vjeçarja Sarah Armstrong, e cila me sa duket është në pritje të dy binjakëve.
“Unë dhe Keith shihemi katër herë në javë”, - pohoi Sarah.
Ndërkohë vetë ai ndodhej në Uashington dhe kjo pasi ishte marrë në një intervistë nga një gazetë amerikane, ku atje theksoi se e njeh Sarah, por nuk ka pranuar se është e dashura e tij.
“Me sa duket kur më la ka harruar të thotë se jemi ndarë”, - theksoi Sarah.
“Në momentin që i tregova për shtatzëninë time, mu duk tepër i lumtur dhe madje më ofroi mbështetjen e tij”, - shtoi ajo. Danielle Little, 24 vjeç dhe ajo shtatzënë me Keith, duhet thënë se nuk ka pasur probleme të këtij lloji.
“Kam në bark fëmijën e tij, do të krijojmë një familje. Mund të pranoj se ka pasur një të shkuar jo të mirë, por mendoj ti jap një mundësi të dytë pasi çdo gjë mund të harrohet. E dua marrëzisht”, - deklaroi Danielle.
Keith dhe Danielle do të transferohen në një shtëpi në Neëcastle, ku për tu theksuar është se të gjitha shpenzimet do të jenë të mbuluara nga kontribuuesit.
Nuk është hera e parë që gazetat angleze si “Daily Mail” apo “Telegraph” tregojnë për historinë e të riut. Kur arriti në fëmijën e tij të shtatë, “Daily Mail” kishte prezantuar dëshminë e mamasë.
r.b/NOA