English

U qepej zyrtarëve për ryshfete dhe ndere, arrestohet i kërkuari

Peqin, 21 shtator, NOA – U qepej punonjësve të zyrave të shtetit për të ndikuar tek ta mbi vendime të ndryshme, duke nxjerrë përfitime dhe për një shkak të tillë, ishte shpallur person në kërkim.

Por duket se nuk i ka shpëtuar dot për shumë kohë përndjekjes së saj, pasi ka rënë menjëherë në prangat e saj.

Fjala është për 42-vjeçarin Fatos Gosa, lindur dhe banues në Peqin, ndaj të cilit gjykata e Kavajës, me anë të vendimit penal të datës 12.07.2010, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Fillimisht ka qenë prokuroria e Kavajës, e cila më datë 12.07.2010 ka nxjerrë një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të sipërcituar pasi ky person është shpallur person në kërkim.

Ndërkaq, materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE