English

Ujë me gaz falas për qytetarët, sot bëhet përurimi

Paris, 22 Shtator 2010 NOA - Ditën e sotme do të inaugurohet burimi i parë i ujit të gazuar në Francë. “La Petillante”, është pagëzuar kështu burimi i parë i ujit të gazuar në Francë, i cili do të inaugurohet në Paris.

Burimi, siç theksohet nga shoqëria Eau de Paris, do të ofrojë ujë me temperaturën e ambientit, të freskët, përmbi të gjitha ai do të jetë si asnjëherë tjetër i gazuar.

I konceptuar në Itali, vend në të cilin ka shumë burime uji të këtij lloji, “la Petillante” është e para në këtë tip në Francë.

Uji do të jetë gratis për të gjithë popullin dhe kjo gjatë orareve të hapjes së kopshteve të Reuilly.

r.b/NOA

KOMENTE