Romë, 21 shtator, NOA – A doni që të dini kush është vera e kuqe më e mirë në botë? Mban emrin “Brunello del Castello Romitorio” dhe firma e saj zotërohet nga artisti Sandro Chia.
Ky i fundit i dekretua me çmimin Ndërkombëtar të Londrës “Wine Challenge”, në edicionin e 27 të konkursit ndërkombëtar për zgjedhjen e verës më të mirë në botë.
E prodhuar në vitin 2004, në rajonin e Toskanas në Itali ajo është përzgjedhur si vera më e mirë, në mëse 1000 lloje verërash në të gjithë botën, nga aroma mjaft speciale dhe shija e veçantë.
Ndër të tjera, juria zgjodhi si verën më të mirë të bardhë “Puligny Montrachet 1er Cru Les Chalumeaux 2007”.
n.e/NOA