Vushtrri, 21 shtator, NOA – Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë në përurimin e Këshillit për Zhvillimin e qendrës së saj në Vushtrri, ka diskutuar sot për situatën politike në Kosovë, organizimin e Lëvizjes si dhe detyrat që dalin përpara për vënien në funksionim të këtij Këshilli.
Përgjatë mbledhjes u publikuan emrat e anëtarëve të Këshillit për Zhvillimin e Qendrës, prezantimi i figurave të reja nga jeta shoqërore-politike e komunës, të cilët kanë aderuar në Lëvizjen për Vetëvendosje si dhe në implementimin e strategjisë së zhvillimit të kësaj lëvizjeje në territorin e kosovës.
Ky këshill bëhet e ditur se do të ketë për detyrë formimin e pikave të lëvizjes nëpër të gjithë fshatrat dhe lagjet e komunës së Vushtrrisë, si dhe të organizojë edhe Këshillin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes, nga ku do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.
Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje”, në Vushtrri përbëhet nga 22 anëtarë:
1. Arbër Mikushnica – Student i Informatikës inxhinierike
2. Arsim Haliti - Arsimtar i Historisë
3. Bahrije Ademi – Mjeke
4. Burim Jashari – Veprimtar
5. Enver Bunjaku – Biznesmen (ish pjesëtar i UÇK-së)
6. Fadil Beqiri – Profesor i Matematikës
7. Fatmir Mulaku – Profesor i Makinerisë
8. Hajrie Ademi – Aktiviste
9. Halil Mehmeti – Veprimtar
10. Izet Jusfi – Inxhinier i Makinerisë (ish pjesëtar i UÇK-së)
11. Jahir Shabani – Profesor i Historisë
12. Luan Badivuku - Inxhinier i diplomuar i Teknologjisë
13. Miran Halili - Inxhinier i Makinerisë (ish pjesëtar i UÇK-së)
14. Naim Bunjaku – Student i Historisë
15. Naser Kutllovci – Veprimtar
16. Sabri Shyti - Profesor i Elektroteknikës
17. Syzana Hajrizi – Sociologe
18. Shefqet Azemi – Profesor i Elektroteknikës
19. Sheremet Halili – ish pjesëtar i UÇK-së
20. Urim Haziri – Nxënës
21. Xhemajl Pllana – Profesor i Gjeografisë (ish pjesëtar i UÇK-së)
22. Ramadan Muzaqi – Ingjinier i Zejtarisë
mit/NOA