Londër, 22 shtator, NOA – Më 9 tetor, ai do të kishte mbushur 70 vjet dhe ky përvjetor i rëndësishëm në jetën dhe muzikën e John Lennonit do të festohet me ngjarje përkujtimore në mbarë botën, një nismë kjo plotësisht e mbikqyrur nga Yoko Ono, bashkëshortja e artistit të ndjerë, duke filluar nga data 4 tetor.
Ajo ka parashikuar të prodhojë tetë albume klasike të karrierës së tij solo dhe shënime të tjera nga përzierje origjinale, duke i vënë në dispozicion përmes CD-ve apo aparateve dixhitale.
Të gjithë titujt do të jenë të riprodhuara me vepra arti origjinale, album të mbushur me piktura dhe broshura me astar.
n.e/NOA