Krujë, 22 shtator, NOA – Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, do të aksidentonte me pasojë vdekjen një fëmijë dhe do të largohej nga vendi i aksidentit pa e ndihmuar atë.
Për një akt të tillë, gjykata e Krujës e ka dënuar me 3 vjet burg, por autori ende nuk i ka shlyer ato, pasi ka qenë i fshehur gjatë gjithë kësaj kohe.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Ilirjan Buci, banues në Tapizë të Krujës, i cili është mundur të kapet nga forcat e policisë në banesën e tij në fshat.
Ndalimi i tij u bë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i aksidentit.
Kapja e tij u bë e mundur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Krujës, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Krujës.
n.e/NOA