English

Alarmi, super- shpërthimi diellor, paralizohet Toka në 2013

Tiranë, 22 Shtator, 2010 - Shpërthimi do të shkaktojë në Tokë një stuhi magnetike duke provokuar një black-out global të sistemeve të telekomunikacionit satelitor. Alarmi i lëshuar nga shkencëtarët e NASA-s i referohet shpërthimit diellor të parashikuar në 2013 që ka shqetësuar qeveritë në mbarë botën.

Raporti i National Academy of Sciences po studion efektet e “apokalipsit magnetik” në transportin ajror, në GPS, shërbimet financiare dhe komunikimit me radio. NASA është duke përdorur gjeneratën e fundit të satelitëve, duke përfshirë këtu dhe satelitin “The Solar Dynamics Observatory” për të studiuar më mirë fenomenin në fjalë dhe ti paraprijë riparimeve.

Erozioni, përkon me një fazë të intensifikimit të energjisë diellore, fenomen që verifikohet periodikisht çdo 11 vjet, dhe që në 2013, do të arrijë kulmin e tij, me një fuqi të barabartë me 100 bomba hidrogjeni, me dëme më të medha ekonomike se ato të uraganit Katrina.

Ministri i britanik i Mbrojtjes Liam Fox është duke studiuar masat e përshtatshme për të mbrojtur rrjetet e komunikacionit nga sulmet e mundshme terroriste.

a.e./NOA

KOMENTE