Prishtinë, 22 shtator, NOA - Kandidati i vetëmderi tani në zgjedhjet për kryetar të LDK-së, Bujar Bukoshi, ka deklaruar seLDK-ja si parti është katandisur keq.
Në një intervistë për BBC-në ai tha se mekandidimin e tij do të provojë që “ta rikthejë emrin e dikurshëm” që kishte kjoparti.
Duke folur për koalicionin aktual qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, zoti Bukoshi ka thënë se nëse do t'i fitojë zgjedhjet në parti, do të kërkojë të analizohet se si po funksionon ky koalicion dhe se vendimi për fatin e tij do të jetë në përputhje me ato që ai i quan balanca politike dhe interesa për Kosovën.
Z.Bukoshi,përse keni hyrë në garën e drejtimit të LDK-së?
Vendosa të kandidoj për ta dhënë kontributintim që LDK-ja të jetë një parti moderne dhe të dalë fituese në zgjedhjet eardhshme.
A ka qenë e mundur që kjo që po thoni ju të bëhej me një njeri tjetër?
Po është e mundur. Emri ka më pak rëndësi, por procesi zgjedhor i cili ka filluar në LDK, duhet të ecë mbarë dhe lirshëm dhe me disa kandidatë.
Ju jeni ministër nga LDK-ja dhe jeni ministër edhe me bekimin e kryetarit aktual tëLDK-së, i cili e do edhe një mandat tjetër. A mos po rrezikoni që me kandidaturën tuaj të vini në përplasje me kryetarin aktual të partisë?
Unë nuk e kam ndërmend të përplasem me asnjë.Unë kam vendosur të hyjë në këtë garë, në një garë të ndershme dhe duke i respektuar të gjitha rregullat e lojës, dhe kjo garë të jetë me një fitues dhe kushdo që të jetë ai, jam i gatshëm t’ia uroj i pari fitoren dhe të rreshtohem prapa tij.
Si e shpjegoni faktin se deri më tash nuk ka kandidatë të tjerë? Është lakuar shumë emri i Isa Mustafës, por kjo vetëm në rast se do të dështonte kandidatura e kryetarit aktual.
Secili vendos për vete. Nuk është vonë, gara sapo ka filluar dhe ka kohë akoma. Unë nuk dua të paragjykoj, por unë tashmë e kam deponu kandidaturën time.
Ju keni deklaruar se po provoni ta ktheni namin e dikurshëm të LDK-së. Keni thënë haptas se partia nuk ka funksionuar siç duhet. Ështe ky një sulm pak i ashpër ndaj udhëheqjes aktuale?
Po ky është realiteti që mua më dikton që si një politikan që ka një përvojë modeste dhe që bazuar në pësimet e deritashme, t’i nxjerrim mësimet e duhura. Dhe pikënisja e ringjalljes ose rikonsolidimittë LDK-së janë vlerat me të cilat kjo parti ka bartur procese shumë të rënda.Tani mendoj se janë parakushtet e mira që LDK-ja ta marrë veten dhe kjo nukështë një utopi por një realitet i bazuar në një analizë timen.
Cilat janë rreziqet që të shpërdorohet procesi zgjedhor në LDK?
Ka rrezik që të shpërdorohet procesi, por tëgjitha strukturat e LDK-së e kanë përgjegjësinë që ta mbrojnë kauzën e LDK-së.Por, rreziku i shpërdorimit nuk duhet nënçmuar. Unë prej fillimit e kam tërhequr vëmendjen që partia të mos katandiset me veprime të cilat ne kemi përvoja të këqija, por të bëjmë një garë të ndershme dhe demokratike.
Kjo është e bukur kur thuhet, por pak e vështirë të zbatohet apo jo?
Po, keni të drejtë. Ndoshta kjo tingëllon më shumë si një parullë demagogjike por, sipas meje, kjo është minuta e fundit ku LDK-ja ka një shans të mirëfilltë, e cila duhet shfrytëzuar dhe t’i shohë me seriozitet këto rreziqe.
Ju keni qenë njëri prej eksponentëve kryesorë të LDK-së dikur. Më vonë jeni larguar nga partia dhe tash jeni kthyer sërish. Në një intervistë të dhenë për BBC-së, ju nuk e kishit fshehur qëllimin që një ditë të bëheshit kryeministër. A do tëthotë se fitorja eventuale në LDK ju hap këtë derë?
Pas përfundimit të këtij procesi, atëherë unë do të isha ndoshta i pari ndërmjet të barabartëve që edhe vendimmarrja në LDK të bëhet së bashku me ato struktura. Unë nuk provoj të jem mbret i LDK-së, por një shërbyes i saj i ndershëm. Bindja ime është se kanë përfunduar kohët e mesive dhe shpëtimtarëve. Unë po punoj me një ekip që po punon shumë mirë.
Unë kam përshtypjen se ju nuk e keni mbështetjen e lidershipit të partisë që të bëheni kryetar i partisë. E kam gabim?
Nuk kam instrumenta për ta matur këtë. Unë kam raporte të mira dhe korrekte me të gjithë dhe nuk kam konflikt me ta. Por kjo nuk është me rëndësi. Puna ime është që në këtë garë të shpalos planin tim,programin dhe vizionin tim. Tani sfida është që ta ringjallim partinë.
Kur e them se nuk e keni mbështetjen e udhëheqjes së partisë kam parasysh se pati disa përpjekje për t’iu eliminuar edhe me goditje të ulëta, madje duke u thënë se ju nuk mund të kandidonit sepse nuk ishit anëtar i LDK-së.
Po mund të cilësohen edhe kështu. Ka njerëz që mendojnë se LDK-ja është mirë. Ka njerëz që në establishmentin e partisë kandidaturën time e konsiderojnë si një sulm ndaj tyre. Por kandidimi im nuk katë bëjë me sulm ose me heqjen e kokave. Kandidimi im nuk është i drejtuar kundër askujt por është gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues. LDK-ja edhe në themelimin e saj e ka pasur këtë qasje.
Çfarë do të ndodhë me koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-LDK, nëse ju do ta fitonit partinë?
Nëse vi unë në krye të partisë, menjëherë dot’i mbledh strukturat e partisë dhe do të hap debat. Mandej do të biheshin vendimet dhe unë do të isha i pari në mes të barabartëve. Unë nuk do të isha mbreti i LDK-së dhe vendimi do të ishte kolektiv, cilido qoftë ai. Vendimi për koalicionin lidhet edhe me stabilitetin e vendit por edhe me balancat politike.
BBC