English

“Dita pa Makina”, ministri Mediu shëtit me biçikletë mes Tiranës

Tiranë, 22 shtator, NOA – Ndërsa ka promovuar përmes institucionit të tij nismën e një dite pa makina, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ka dashur të japë shembullin e tij personal në kuadrin e saj.

I hipur mbi një biçikletë, së bashku me punonjësit e ministrisë që ai drejton, ka përshkruar bulevardin kryesor të Tiranës, duke promovuar në këtë mënyrë nismën e përdorimit të sa më shumë biçikletave dhe ecjeve në këmbë,për të pakësuar kështu ndotjen dhe smogun e rëndë të kryeqytetit.

“Përgjegjësi për këtë proces kanë sidomos vendorët që të harmonizojnë politikat në shërbim të qytetarëve”, tha ai i pyetur nga mediat lidhur me masat konkrete të ministrisë së Mjedisit, për një mjedis sa më të pastër dhe pa smog.

Sipas tij, duhet që të ketë rrugë të posaçme vetëm për personat që përdorin biçikletat, në mënyrë që ata të mos rrezikohen nga përdoruesit e makinave.

n.e/NOA

KOMENTE