Kinë, 23 Shtator, NOA - Gao Yang, një 37 vjeçar kinez, i cili pretendon se është në gjendje të flejë mbi një litar, shpreson të hyjë në Librin Gines. 37 vjeçari thotë se është ushtruar për më shumë se 25 vjet, por tani është në gjendje të flejë i shtrirë mbi një litar të hollë. Gao është nga Liaoning, një provincë në Kinë dhe konfirmon se praktikohet çdo ditë mbi një litar 3 metra në një park afër shtëpisë.
"E kam njohur mësuesin tim, kur isha 12 vjeç dhe që atëherë më ka mësuar shumë gjëra. Mu deshën pothuajse 24 vjet për të pasur këtë aftësi - thotë Yang - Për njerëzit normal është praktikisht e pamundur që të arrijnë të qëndrojnë të ekuilibruar në një litar, pasi kjo kërkon koordinimin e të gjithë muskujve të trupit dhe një dozë të shëndoshë ekuilibri".
Yang ka vendosur të kontaktojë me Guinness World Records.
a.e./NOA