Durrës, 22 shtator, NOA - Pasi e kanë goditur me mjete të forta, i kanë marrë me dhunë varësen dhe byzylykun e floririt një burri 61-vjeçar gjatë kohës kur ky i fundit po kthehej në banesë.
Ngjarja e raportuar prej burimeve policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi ato kanë mundësuar identifikimin e dy personave të dyshuar si autorë të saj, ndërsa kanë mundur të kapin vetëm njërin prej tyre.
Mësohet se ai është 16-vjeç dhe mban emrin Gëzim Buna, lindur në Elbasan dhe banues në qytetin e Durrësit.
Personi në fjalë, në bashkëpunim edhe me të riun Ernest Gila, i kanë marrë varësen dhe byzylykun e floririt 61-vjeçarit me inicialet O.A.
Materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisësë Durrësit për veprën penale të vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim.
n.e/NOA