English

Këshilli Rinor, iniciativë për një ligj mbi vullnetarizmin

Tiranë, 22 shtator, NOA – Këshilli Rinor Shqiptar, organizatë “ombrellë” e mbi 30 organizatave rinore në vend, në kuadër të vitit europian të Vullnetarizmit 2011, ndërmerr një iniciativë lobuese parlamentare për një ligj shqiptar për vullnetarizmin.

Ky ligj, sipas këtij organizmi do të sigurojë njohje zyrtare dhe ligjore të punës vullnetare të qytetarëve shqiptarë, mbështetje zyrtare dhe ligjore të punës vullnetare të tyre, njohje e kontributit vullnetar si punësim i siguruar (sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore, etj) në bazë të orëve të angazhimit, si edhe njohje për kredite në arsim të avancuar, apo mbështetje financiare shtetërore për punën vullnetare etj.

Ndër të tjera, parashikohet që brenda ligjit të ri, të përfshihen edhe politika të diferencuara fiskale për organizatat jofitimprurëse që ofrojnë shërbime të punës vullnetare në komunitet, ngritjen e një strukturave shtetërore në nivel qendror

dhe lokal që do të çertifikojnë dhe koordinojnë punën e vullnetarëve si edhe vendosje të standardeve të punës vullnetare në shërbime të specializuara si shërbimi shëndetësor, arsimi, mbështetja e grupeve specifike në nevojë që kërkojnë punë të kualifikuar etj.

KRSH bën me dije se së shpejti do të organizojë një tryezë rrumbullake ku do të inicohet lobimi parlamentar, proces ky që do të përfshijë OJF-të rinore dhe ato që ofrojnë shërbime vullnetare, forumet rinore të partive politike, përfaqësues të pushtetit

qendror dhe lokal, dhe mbi të gjitha, deputetë të parlamentit shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE