Tiranë, 22 shtator, NOA – Komisioni parlamentar i Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve ka miratuar në seancën e tij të paradites së sotme, kandidaturën e ofruar një ditë më parë nga Presidenti i Republikës, për kreun e Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët kanë votuar kështu, kandidaturën e Bashkim Dedes, duke i hapur rrugën miratimit të saj në seancë plenare, për të fituar ligjërisht të drejtën për të drejtuar organin e lartë të Kushtetueses në vend.
Ditën e djeshme, kreu i lartë i shtetit publikoi emrin e Bashkim Dede si kandidaturë për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kishte marrë prej përfaqësuesve të mazhorancës kritika se po e vononte procesin e emërimeve brenda saj.
Dhe si kundërpërgjigje ndaj tyre, kreu ishtetit ka dashur t’u japë fund akuzave dhe të paraqesë emrin e tij për kreun e Kushtetueses, i cili ka qenë Bashkim Dedes.
n.e/NOA