English

Lezhë, një 49 vjeçar kanos me armë zjarri dy persona

Lezhë, 22 shtator, NOA – Një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë është vënë në prangat e policisë së Lezhës paraditen e sotme.

Burime nga policia e Lezhës njoftuan se sot rreth orës 10:30, u arrestua 49 vjeçari Gjovalin Prendi, banues në fshatin Pllanë të rrethit të Lezhës.

Policia bën të ditur se arrestimi i Gjovalin Prendit erdhi pasi mbrëmë i arrestuari kishte kanosur me armë zjarri dy shtetas në fshatin Pllanë.

Ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta.

Të kanosurit janë 33 vjeçari me iniciale XH.K, banues në Tiranë dhe 24 vjeçari E.Ç edhe ky banues në Tiranë.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes policia fiksoi në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 56.

mit/NOA
KOMENTE