English

Mbahet i rrethuar për 2 orë nga policia, vetëdorëzohet i dyshuari për vrasje

Shkodër, 22 shtator, NOA – Ndërsa nuk u bindej forcave të rendit për t’u dorëzuar, një person i armatosur është mbajtur i rrethuar prej tyre për rreth dy orë teksa gjendej brenda në shtëpinë e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kir të Dukagjinit, ku sipas raportimit paraprak të burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ka qenë Dedë Prozhni, 35-vjeç, i dyshuari për vrasjen e dy personave gjatë një konflikti ai që po ndiqej prej tyre.

Ato kishin marrë informacion në orët e vona të natës për një fakt të tillë dhe menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje, duke i rrethuar shtëpinë dhe duke i bërë thirrje që të dorëzohej.

Por ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë dhe mësohet se rreth orës 06.00 ka nisur të qëllojë me armë nga shtëpia në drejtim të forcave të policisë.

Ndërkaq, këto të fundit i janë kundërpërgjigjur personit të rrethuar, ndërsa me helikopter në ndihmë të forcave blu kanë mbërritur dhe forcat speciale të RENEA-s të cilat kanë ndihmuar në vetëdorëzimin e 35-vjeçarit.

Gjithë operacioni i policisë mësohet se ka përfunduar vetëm në orën 8.00 të mëngjesit, ndërsa i ndaluari po merret në pyetje mbi ngjarjen në komisariatin e policisë së Shkodrës...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE