English

OKB: Sigurohen 40 miliardë dollarë për shëndetin e grave dhe fëmijëve në botë

Nju Jork, 22 shtator, NOA – Organizata e kombeve të Bashkuara do të hedhë plot 40 miliardë dollarë për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në mbarë botën.

Në fund të samitit treditor mbi objektivat e Mijëvjeçarit, i mbajtur në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka konfirmuar përballe 140 udhëheqësve pjesëmarrës në samit, se qeveritë, filantropistët dhe grupet private janë zotuar se me paratë për Strategjinë Globale për Shëndetin e Grave dhe Fëmijëve, do të mund të shpëtohen 15 milionë jetë deri në vitin 2015.

Lajmi u bë i ditur në një njoftim të qendrës së informimit të OKB-së.

Në samitin triditor për objektivat e Mijëvjeçarit lidhur me zhdukjen e varfërisë në botë, ishin të pranishëm edhe presidenti amerikan, Barak Obama, kryeministri i Kinës, Ven Xhiabao si dhe 140 udhëheqës shtetesh, të cilët diskutuan gjatë këtyre tri ditëve për arritjet në drejtim të zvogëlimit të varfërisë në vendet e pazhvilluara, të quajtura si vende të botës së tretë.

mit/NOA
KOMENTE