Nju Jork, 22 shtator, NOA – Samiti 3-ditor iobjektivave të Mijëvjeçarit, organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sotështë drejt përfundimit të tij, duke shënuar ditën e fundit.
Për tre ditë me radhë, në këtë Samit, udiskutuan të ashtuquajturat objektiva të mijëvjeçarit, në qendër të të cilaveështë kryesisht luftimi i varfërisë në gjithë botën.
Gjatë ditës së fundit të këtij samiti, pritetqë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, të bëjë një bilanc tëtakimit duke përmbledhur konkluzionet që u arritën gjatë tij para 140 anëtarëvetë Kombeve të Bashkuara.
Mes tyre ishin edhe ata edhe Shqipëria, përfaqësuarnga kryeministri Berisha, presidenti Topi dhe kryediplomati Haxhinasto.
Ndërkaq, bëhet me dije nga mediat e huaja, se presidentii SHBA-së Barak Obama, kryeministri kinez Ven Jiabao dhe homologu i tijbritanik David Cameron do të flasin para delegatëve.
n.e/NOA