English

Paralajmërimi në rast krizash, BE ngre 3 ente mbikqyrëse

Bruksel, 22 shtator, NOA – Parlamenti Evropiangjatë mbledhjes së tij të sotme do të marrë në shqyrtim idenë e vendosjes sënjë mbikqyrje më të rreptë financiare në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo presupozon që duke nisur nga viti i ardhshëm,të fillojnë nga puna tri autoritete të reja dhe një institucion i posaçëm, përparalajmërimin e hershëm në rast krizash.

Kjo do të thotë që ekspertët e BashkimitEvropian duan të jenë të mirëinformuar nëse vendit i paraqitet një krizëfinanciare, për të marrë menjëherë masat mbi parandalimin e saj.

Projekti i bërë tashmë gati nga ekspertëtfinanciare të BE-së parashikon që mbikqyrja për sektorin e sigurimeve ta ketëselinë në Frankfurt-Main, ajo për bankat në Londër, ndërsa ajo për bursat nëParis.

Këto që të treja, do të mbikëqyren nga BankaQendrore Evropiane, e cila do të marrë përsipër hetimin e të gjitha risqeve tëmundshme për krizë financiare në rajonin e vendeve të BE-së, duke marrë në mbikëqyrjegjithë sistemin financiar.

n.e/NOA

KOMENTE