English

Pasqyra e Shtypit, 22 Shtator 2010

Tiranë, 22 shtator, NOA - Në këtë hapësirëgjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 22shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia eLajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohetpërmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anëtë kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur menjë emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail:info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor tëditës së sotme reagimin e vëllait të ish-ministrit kosovar Krasniqi, të vrarë12 vjet më parë në Tiranë, vetëm pak ditë pas vrasjes së deputetit të ndjerëAzem Hajdari, duke bërë lidhje mes tyre. Ato paraqesin edhe vendimin e qeverisëpër të ngritur një njësie hetimore të pavarur për hetimin e pastrimit tëparave, përtej prokurorisë. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sotështë edhe ai i një epidemie të mundshme me ujin e pijshëm në Vlorë, referuarshifrave të të shtruarve në pediatri. Sikundër citohen edhe deklaratat e kreuttë grupit parlamentar socialist për ardhmërinë e negociatave me PD-në.

Epërditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës“Vrasja e Azemit lidhet me Krasniqin”, i cili citon faktin sesi vëllai iministrit kosovar të Mbrojtjes të vrarë në Tiranë, bën lidhjen me vrasjen edeputetit Azem Hajdari.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai metitullin “Hetim llogarive bankare të shqiptarëve”, referuar projektit të ri tëqeverisë, në kuadrin e deklarimit të pasurive dhe kontrollit të parave tëpista, duke anashkaluar qeverinë.

“Uji i pijshëm, Vlora në prag epidemie”, ështënjë artikull që citon shifrat e të shtruarve në pediatrinë e qytetit bregdetar.

“Ruçi: Nuk ka më negociata me Patozi, PS nukdo të bllokojë zgjedhjet lokale” është një artikull tjetër që do lexoni në këtëgazetë.

Gazeta“Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë metitullin “Nxjerrja e sekretit/ Ligj për kontrollin e SHISH nga parlamenti”, icili tregon detaje nga projekti i ri i qeverisë për ta detyruar SHISH tëkontrollohet nga Kuvendi.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edheai me titullin “Gramoz Ruçi: Do ta presim Berishën deri në vjeshtë, më pas protesta”.

Ndërkaq, lidhur me arsimin e lartë, në këtë tëpërditshme do të gjeni artikullin me titullin “Universitete/ S’ka fonde, vetëm45 ditë paga për pedagogët”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e hetimeveështë edhe ai me titullin “Pastrimi i parave, prokuroria i jep me ligj llogariqeverisë”.

“GazetaShqiptare” ka si titull kryesor të saj “Vrasja eAzemit/ Vëllai i Krasniqit lidhi FARK e UÇK”, i cili tregon sesi vëllai iministrit kosovar të vrarë në Tiranë, ka bërë lidhje me vrasjen e deputetitAzem Hajdari.

“Hamallaj kundër prishjeve të objekteve: Napremtoi deputeti i PD”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë tëpërditshme do të lexoni atë me titull “Grabitja/ 2 vajzat e Vlorës: Babai mosna kërkojë më, nuk kthehemi”.

“Gjykata e Tiranës vulos divorcin e ministritGenc Pollo” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta“Shqip” hapet me titullin kryesor “Qeveria i merratributet prokurorisë”, i cili tregon ngritjen e një njësie hetimore të pavarurpër hetimin e pastrimit të parave nga qeveria, duke anashkaluar organin e akuzësqë ka të drejtë me ligj të kryejë hetime.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai metitullin “Boris Tadiç pritet të shkojë në fshatin ku u hap një shkollë serbe,vizitë edhe në Libofshë”.

Ndërsa çështja e zhdukjes së vajzës nga Kukësimuaj më parë, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Zhdukjae Bleonës, 30 dëshmi të reja”.

“Fëmijët e Vlorës të prekur nga Salmonela, mbi100 raste në pediatri” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Epërditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Fratini:Heqja e vizave, brenda nëntorit 2012”, i cili i referohet deklaratës së bërënga ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë për heqjen e vizave me Shqipërinë,drejtuar atij belg.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe aime titullin “Basha, fushatë për detyrimet e lëvizjes së lirë”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete ështëedhe ai me titullin “Kushtetuesja, Topi mbyll debatin”.

Ndërsa në rubrikën “arsimi” do të lexoni “Universitetet/Kuotat part-time, vlera në lekë”.

n.e/NOA

KOMENTE