Tiranë, 22 shtator, NOA – “Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri dhe në Ballkan po përpëlitet për t’u mbyllur gojën mediave për gjobën e 20%, që ai merr prej kohësh”.
Kjo është akuza e radhës e mbërritur nga deputetja demokrate Ledina Aliolli, sipas të cilës, lartësimi i kullave në 35-kate për të rritur 20%, është fakt i publikuar në media përmes planit të ndërtimit të firmosur nga vetë ai që ajo e ka cilësuar si “Mr. 20%”.
“Denoncimi i investitorëve për gjobat që Lepri i Ramës merrte në këmbim të planit të ndërtimit tek Diga, ka tronditur kryetarin e bllokmenëve të rinj”, akuzoi ajo.
Duke shtuar se publikimi i kontratës ku 20% i shkonte direkt në emrin e Dritan Avllijas ose Tan Leprit, është fakt i pakundërshtueshëm dhe provë që s’e luan as topi.
“Ndërkohë vetëdeklarimi i pasurisë, ku me firmën e tij deklaron se është i pastrehë, e nxjerr lakuriq Edvinin dhe Leprin e tij”, përfundoi ajo.
n.e/NOA