Pukë, 22 shtator, NOA – Një person i shpallur në kërkim në fundgusht të këtij viti nga policia e Pukës është arrestuar sot rreth orës 09.30, të mëngjesit.
Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Prengë Ndreca, lindur dhe banues në fshatin Kaftall. Burime nga policia e Pukës bëjnë të ditur se arrestimi i tij ndodhi për shkak se Prengë Ndreca ishte shpallur në kërkim prej 30 gushti, pasi në këtë datë ai kishte qëlluar mbi bashkëfshatarin e tij 41 vjeçarin Gjon P. Në kafjall të Komunë2s Qerret të Pukës duke e plagosur atë lehtë në krah, por pa i rrezikuar jetën.
Ngjarja në fjalë kishte ndodhur për motive të dobëta.
Kapja e shtetasit Prengë Ndreca u finalizua në fshatin Kaftall, dhe policia u ndihmua në këtë operacion nga informacionet e marra në rrugë operative.
Nga kontrolli i ushtruar, Prengë Ndrecës iu gjetën një armë zjarri pistoletë model 54 dhe 7 fishekë.
Prengë Nreca akuzohet tashmë për dy vepra penale atë të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
mit/NOA