English

Rinisin kërkimet për 6-vjeçaren e zhdukur nga Kukësi, kontrolle në Bjeshkët e Zapodit

Kukës, 22 shtator, NOA – Kanë rinisur pas një periudhe ndërprerje, sërish kërkimet për Belona Matën, vajzën 6-vjeçare nga Kukësi, të zhdukur që në datën 22 maj të këtij viti.

Lajmi bëhet me dijeni nga burime policore për agjencinëe Lajmeve NOA, duke pohuar se sot kërkimet do të nisin nga Bjeshkët e Zapodit, ndërsa mësohet se aty kanë mbërritur paraditen e sotme edhe prokurorë nga kryeqyteti.

Kontrollet e policisë parashikojnë që të këqyrin çdo shtëpi në Zapod si edhe bjeshkët e këtij vendi, duke synuar që të gjenden gjurmë të vajzës së zhdukur, për të cilën ende nuk dihet asnjë pistë.

Rinisja e kërkimeve është kryer pas një kërkesetë dorëzuar nga familjarët e vajzës 6-vjeçare nga Kukësi, të cilët jetojnë në Zapod dhe i kanë dërguar një letër Ministrisë së Brendshme e Drejtorisë së Policisë, duke u kërkuar strukturave shtetërore të vihen në lëvizje.

Sipas familjes Mata, herë pas here ka paturi nformacione ndërkohë që kërkimet janë ndërprerë pa mundur t’i verifikojnë ato dhe kanë deklaruar se hetimet për zhdukjen e Bleonës, janë lënë pas dore.

Vogëlushja rezulton e humbur që prej ditës së 22 majit, kur ishte në mal, pranë shtëpisë për të kullotur bagëtinë.

n.e/NOA

KOMENTE