English

Autizmi, Liri Berisha në Nju Jork për të përgatitur samitin e Tiranës

Nju Jork, 24 Shtator 2010 NOA - Ne kuader te punimeve te seksionit te 65 te OKB u zhvillua Takimi i Trete Vjeteror “World Focus on Autism” (Vemendje Boterore mbi Autizmin), organizuar nga Autism Speaks ne New York.

Bashkeshortja e Sekretarit te Pergjithshem te OKB, Zj. Ban Soon-teak, dhe Zj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, ishin te ftuara nderi ne këtë takim, ndersa ishin te pranishme dhe shume zonja te para nga vende te ndryshme te botes.

Autizmi nje crregullim i cili sot eshte kthyer ne nje problem tejet shqetësues per mbare boten.

Një ne 110 femije (ku ne 70 prej tyre preken djemtë), ose 1% e popullsisë globale, jane statistika tronditese te publikuara muajt e fundit, ku shkaku i se ciles mbetet ende sfida e kerkimit shkencor botëror.

Personalitete te pranishmem ne takim kane vlerësuar rolin dhe kontributin e Zj. Berisha ne drejtim te Autizmin lidhur me ndërgjegjësimi, krijimin e qendrave te trajtimit, ndertimin e kapaciteve per rritjen e sherbimeve si dhe perkujdesjen e vazhdueshme per femijet autik.

Shqiperia, në kuadrin e angazhimit te Zj. Berisha e ka kthyer fuqishëm ne vemendje perballjen dhe sfidat me kete çrregullim.

Gjate fjales se saj, Zj. Berisha njoftoi se me mbështetjen e Autism Speaks dhe Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë, do te organizohet nje Takim Rajonal per Autizmin ne Tirane me date 3 Dhjetor te ketij viti.

Ne kete takim do te propozohet për të formuar një Rrjet Rajonal të Ministrave të Shëndetësisë se Rajonit si dhe për të bashkëpunuar për një program te perbashket të Autizmit per shëndetin publik.

Së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Z. Petrit Vasili, janë dërguar ftesa për 13 ministrat e shëndetësisë të Europës Juglindore.

Ministrat e Shendetesise do të nënshkruajnë një zotim për të formuar Rrjetin e Autizmit për Evropën Juglindore ose SEAN (South-East European Autism Network), për të bashkëpunuar për autizmin në mënyrë që të mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të shqyrtojmë dhe zgjidhje të përbashkëta për ofrimin e kujdesit shëndetësor për autizmin në rajonin tonë.

Po keshtu sipas Zj. Berisha do të shqyrtohen programe të përbashkëta trajnimi profesional, përkthim dhe adaptim të mjeteve më të mira diagnostikuese dhe ngritjen e fushatave të përbashkëta për ndërgjegjësimin për të rritur mirëkuptimin e publikut për këto kushte dhe për të reduktuar turpin që këto familje ndjejnë.

Ky do të jetë i pari Rrjet Rajonal Shëndetësor posaçërisht për Autizmin. Zonja Berisha ka ftuar edhe bashkeshorten e Z. Ban Ki-moon, Zj. Ban Soon-teak, per te marre pjese ne kete takim te rendesishem, ftese te cilen e priti me shume kenaqesi.

Hapat e ndërmarrë nga Shqiperia janë vlerësuar ne kete takim si mjaft te rendesishme dhe si shembull dhe per vende te tjera me te medha dhe me mundesi te shumta per ta adresuar kete crregullim si prioritet të politikave te tyre.

Shumëkush i njeh sfidat e përditshme me të cilat përballen individët me autizëm dhe se miliona familje nga e gjithë bota vazhdojnë të luftojnë. Çdo vit numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm është duke u rritur në një shkallë alarmante dhe komuniteti ndërkombëtar po bëhet shumë shpejt i vetëdijshëm për autizmin si një çështje madhore e shëndetit publik.

e.r/NOA

KOMENTE