Tiranë, 23 shtator, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, priti sot në takim kryetarin e grupit gjithëpartiak parlamentar të Britanisë së Madhe për Shqipërinë, Mark Pritchard.
Basha e informoi Pritchard mbi reformat e ndërmara nga qeveria shqiptare në kuadër të proceseve integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e në veçanti i bëri me dije rezultatet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese britanike.
Ndër të tjera, ai i shprehu Pritchard edhe mirënjohjen për përkrahjen që Britania e Madhe i ka dhënë dhe vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.
Në takim, ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcllëham, si dhe ambasadori ynë në Londër, Zef Mazi.
n.e/NOA